Në ambientet e kryeministrisë u organizua një aktivitet nga ambasada e Kosovës lidhur me diplomacinë kulturore dhe luftën ndaj sterotipave gjinorë në shërbimin diplomatik.
Ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi, ndër të tjera u ndal tek diplomacia e butë, roli i gruas dhe rëndësia që ka kultura në njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera.
"Besoj se diplomacia kulturore, kombinimi i diplomacisë me kulturën do të vijnë duke lëshuar shtat edhe më shumë. Çështja është kur, sa zgjasin pengesat me barrierat e ndryshme të motivuara nga burime dhe arsye të ndryshme. Vonohet, por nuk do të dështojë.
Në traditën shqiptare thuhet që femra e riktheu djallin në shishe. Unë këtu e shoh fuqinë e trurit, jo të muskulit, por të zgjuarsisë, që është një nga karakteristikat esenciale të diplomacisë," u shpreh ambasadori Durmishi.
Në këtë event merrnin pjesë ambasador, ish ministra të jashtëm, student si dhe zëvendës ministria e jashte Megi Fino.
Takimi u zhvillua ne vazhden e aktiviteteve me rastin e pavaresise se Kosoves.
Gazetar: Hajri Mahmutaj
/rtsh.al/