Nga sot (1 shkurt) zyrtarisht në krye të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen.
Detyra e tij do të jetë kontributi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy fqinjëve Kosovë-Serbi, por veçanërisht fokusin duhet ta ketë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksin e saj.
Peter Sorensen nga Danimarka ka përvojë më të madhe diplomatike në strukturat evropiane se sa në shtetin nga ai cili vjen.
Mes tjerash ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa në Kosovë mes viteve 2002 deri në vitin 2006, Sorensen shërbeu si Zëvendës Shef i Shtyllës IV të BE-së të UNMIK-ut si dhe drejtor i Zyrës Evropiane.
Sorensen zëvendëson sllovakun Miroslav Lajçak, që shërbeu në këtë post për gati 5 vjet.
/rtsh.al/