RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare

5 orë para

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti fillimisht do të jetë i kthjellët e më pas do të ketë vranësira të shtuara në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi mesatare 15m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e vrullshme dhe problematike deri në 20m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.   

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore -1 deri 16°C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta 5 deri 18°C                                                                                                                                                               

Në bregdet 4 deri 18°C

/rtsh.al/