RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrau djalin me thikë në Tiranë, policia arreston 74-vjeçarin

5 orë para

Vrau djalin me thikë në Tiranë, policia arreston 74-vjeçarin

Policia ka vënë në pranga 74-vjeçarin, i cili vrau me thikë djalin e tij një ditë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, ku i moshuari pranoi autorësinë e aktit, duke thënë se kjo ndodhi për shkak se i biri e bullizonte vazhdimisht.

Gjithashtu policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, ku H. Gj., rreth 74 vjeç, goditi me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

/rtsh.al/