Tatzati është një ndër fshatrat më të hershëm dhe të bukur të bashkisë së Delvinës, që vitet e fundit për shkak edhe të historisë shumë vjeçare që ka dhe natyrës mbresëlënëse vizitohet nga një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj, jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë sezonit të dimrit.
“Historinë e ka të lashtë, mbi 600-vjeçare. Fshati ka qenë manastir, ndërsa shumë shtëpi po rregullohen për t’u kthyer në bujtina. Unë kam 4 vite që merrem me turistët dhe janë të shumtë ata që vijnë”, tha një banor i fshatit
“Muret e vjetra, ndërtesat dy-katëshe, eksplorimi i maleve janë ato që i tërheqin më shumë turistët në këtë zonë”, u shpreh një banor tjetër.
Tatzatit banorët i thonë ballkoni i Delvinës, për shkak te pamjes që të ofron, por i thonë edhe Berati ose Gjirokastra e dytë për shkak të rrugëve të kalldrëmta që ka, portave me harqe dhe mënyrës së ndërtimit të banesave shumë vjeçare.
Gazetare: B. Gjyli
/rtsh.al/