RTSH 24 Live

Aktualitet

Lejonte trafikun e drogës drejt Greqisë, dërgohet për gjykim ish-shefi i shërbimeve në Kapshticë

4 orë para

Lejonte trafikun e drogës drejt Greqisë, dërgohet për gjykim ish-shefi i shërbimeve në Kapshticë

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, S.P., dhe shtetasin E.G., për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë zbuluar se S.P., duke abuzuar me detyrën e tij, ka lejuar transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Nga hetimet ka rezultuar se Kryekomisari S.P. ka ndikuar tek vartësit e tij për të mos kryer kontrollin e nevojshëm të kufirit, duke lejuar kalimin e shtetasit L.L., i cili më pas u kap nga autoritetet greke me 26 kilogramë kanabis sativa, e ndarë në 27 pako.

Nëse kjo lëndë narkotike hidhej në treg mund të kapte një vlerë prej 75,000 deri në 117,000 euro.

Prokuroria ka provuar se këta shtetas, në bashkëpunim me personat e tjerë të paidentifikuar, kanë formuar një grup të strukturuar kriminal për të realizuar aktivitetin e trafikimit të narkotikëve ndërkombëtar.

/rtsh.al/