RTSH 24 Live

Kosovë

Tragjedi në Gjakovë, tre fëmijë humbin jetën nga shembja e një ndërtese të braktisur

2 orë para

Tragjedi në Gjakovë, tre fëmijë humbin jetën nga shembja e një ndërtese të braktisur

Tre fëmijë humbën jetën mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një ndërtese  të vjetër. Sipas Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë minoren kishin qenë duke qëndruar brenda saj kur janë zënë poshtë nga rrënojat.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e ka quajtur tragjik.

“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Facebook.

Keqardhje për rastin shprehën edhe shumë figura të larta politike në Kosovë, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri thirrje që të kryet një hetim i tërësishëm i rastit.

Sipas policisë së Kosovës, objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.  Ndërkohë, një prej familjarëve të viktimave është shprehur për mediat se mediat lokale se të rinjtë kishin dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, ndërsa familjarët e kishin arritur të zbulonin se fëmijët kishin qenë në objektin e rrënuar nga dridhjet e telefonave.

Sipas tij, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati katër orëve.

“Policia, ambulancat, zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt, por fëmijët u gjetën pa shenja jete”, është shprehur ai.

/rtsh.al/