120 nxënës të liceut artistik “Jordan Misja” performuan potpuri popullore në çifteli dhe muzikë simfonike në teatrin Skampa në Elbasan, në bashkëpunim me qendrën e artit të këtij qyteti. ky koncert i madh festiv ka argëtuar artdashësit duke hapur dhe siparin aktiviteteve për festat e fund vitit.
“Përgatitja për të bërë këtë koncert ka qenë një përgatitje shumë impenjative për të cilën falënderoj dirigjenten Ermira Alliu e cila është dirigjentja e korit dhe dirigjenten e re Fioralba Duli”, tha Etleva Kolnikaj, drejtoresha e liceut artistik Jordan Misja në Tiranë.
120 nxënës të liceut artistik “Jordan Misja” performuan potpuri popullore në çifteli dhe muzikë simfonike përmbajtja e të cilave ishte tërësisht atdhetare nga autorë të njohur si: Pjëtër Gaci, Çesk Zadeja, Kujtim Laro e kompozitorë të tjerë të mirënjohur.
/RTSH/