RTSH 24 Live

Kulturë

Arti i skulpturave monumentale, Gaz Gega kthehet pas viteve emigrim në vendlindje

9 orë para

Arti i skulpturave monumentale, Gaz Gega kthehet pas viteve emigrim në vendlindje

Skulptori Gaz Gega është kthyer në vendlindje bashkë me bashkëshorten Tatjanen dhe dy fëmijët, pas një përvoje shumë vjeçare në Itali dhe Greqi.

Ai veçon në momentet e punës në studio se për dashurinë ndaj skulpturës është ende studenti i Akademisë së Arteve të Bukura në vitin 1989.

Nga Dërmenasi i Fierit një zonë pranë qytetit antik të Apolonisë, Gaz Gega pohon se është frymëzuar nga arti antik.

Përshtatja në vendlindje ku është kthyer me familjen për të nuk është e vështirë. Djali ka filluar liceun artistik ku studion për skulpturë dhe vajza duket se ka tërheqje drejt pikturës. Bashkëshortja Tatjana vjen nga Donetsk, një zonë që tashmë është konflikt lufte. Pavarësisht mungesës së formimit profesional ajo mbetet e apasionuar pas artit, ndërsa flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Familja Gega vazhdon traditën artistike, tashmë në qytetin e Fierit.

/rtsh.al/