Plator Nesturi është emëruar perfekt i Qarkut të Vlorës. Vendimi u mor sot (9 janar) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Nesturi pason në këtë detyrë Vangjel Tavon, i cili dha dorëheqjen nga ky post pasi u zgjodh në krye të Bashkisë së Himarës.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/