RTSH 24 Live

Politikë

Andoni: Urdhri i SHBA kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, problem serioz për Berishën

11 orë para

Andoni: Urdhri i SHBA kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, problem serioz për Berishën

Analisti Ben Andoni ka komentuar situatën politike në vend, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 Majit. Në një intervistë për RTSH24, Andoni theksoi se problemi kryesor që ka sot PD-ja dhe opozita është identifikimi me Sali Berishën dhe statusit të tij të non gratës.

Sipas tij, kjo ka për të qenë dhe më e vështirë në zgjedhjet e 11 Majit, po të kemi parasysh që vetëm një ditë më parë, administrata në ikje e Presidentit të SHBA-ve ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan.

“Gjeja që nuk më pëlqen është identifikimi I PD-së me vetveten që bënë z. Berisha. Kjo qasje e pengon jashtëzakonisht opozitën sepse z. Berisha ka statusin non grata , dhe nuk është kaq e thjesht sa e komentojnë vete eksponentët e PD-së. Këtë mund ta lidh dhe që së fundmi administrate në ikje e Presidentit Joe Biden, ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan”-nënvizon ai.

Sipas tij, Berisha është nga të parët e listuar, ish-zv Kryeministri i Maqedonisë së Veriut po ashtu, Artan Grubi apo dhe individ të tjerë. 

Opozita duhet ta mendoj me kujdes jo vetëm ofertën e saj për zgjedhjet e 11-Majit por dhe të ardhmen e saj. PD-ja duhet të mendoj një ofertë për publikun i cili në vetvete po kërkon një të djathtë të re.  Me sa shohim sot, në këtë parti më shumë improvizohet dhe sajohet sesa ka një plan realisht për të ardhmen. Në bazë të informacioneve që kam, PD-ja do të prezantoj planin e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë por ende nuk ka një shtab që merret me planin por vetëm znj. Tabaku”, tha ai.

Sipas Andonit, PD-ja nuk po bënë mosbindje civile sepse nëse do të ishte kështu, Berisha nuk do të ishte paraqitur para Gjykatës ditën e hënë.

Këto katër muaj që kanë mbetur opozita duhet të prezantoj shtyllat e saj sesi do të qeverisi  vendin në rast fitore”, deklaroi ai.

Ndërsa duke analizuar mazhorancën, Andoni tha që ajo po prezantohet në opinion publik me projektet që kanë bërë këto vite, sesa me një retorik kundërshtuese me opozitën.

“Kjo është një qasje për të krijuar idenë se nuk ekziston opozita por problemi më i madh i mazhorancës është vetë përballja e tyre me publikun.  Ka vërtetë një rritje ekonomike në Shqipëri por kjo rritje nuk është e materializuar në rritjen e mirëqenies së publikut. Me gjithë turizmin e madh në vend, me investimet në procesin e integrimit apo dhe ndërtimet e shumta nuk kanë përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Një tjetër çështje që komentoi në studion e RTH-së Ben Andoni ishte dhe ajo e kreut të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj që po hetohet nga SPAK.

“Problemi më i madh që ka sot PS-ja është problemi që ka sot z. Veliaj. Por vetë mazhoranca ka bërë një zgjidhje interesante që pothuajse e kanë zhveshur nga shumë element dhe angazhime brenda partisë.  z. Veliaj e presin sfida të mëdha ku nga pretendente kryesor pas z. Rama tashmë është alternativa për të shpikur një Veliaj të ri për të bërë karrierë brenda partisë, gjë që është shumë e vështirë", tha Andoni.

Në përfundim, Andoni tha se Rama po bënë fushatë me individë që nuk janë të përfolur nga drejtësia.

Rama  narracionin e tij të ri politik për ofertën e 11 majit po e bënë me individë që nuk kanë indicie nga drejtësia.  Ndaj unë mendoj që oferta e mazhorancës mund të vonojë por do të jetë një ofertë që do të përmblidhi më shumë një zhvillim modernë të Shqipërisë dhe brenda besoj se do të ketë dhe Mea Culpa të mëdha me atë që ka ndodhur në mandatin e tij të tretë", përfundoi ai.

/rtsh.al/