Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) njofton hapjen e ekspozitës vetjake të piktorit Krist Dimo, e titulluar “Tejdukshmëri Ekzistenciale”. Ekspozita shqyrton ndikimin e shoqërisë moderne dhe postmoderne, duke ofruar një përvojë që përfshin si aspektin vizual, ashtu edhe atë mendor dhe emocional për shikuesin.
Pikturat e Dimos ofrojnë një mundësi për të reflektuar mbi marrëdhënien e individit me botën përreth tij, duke e paraqitur atë përmes një lente që sfidon perceptimet dhe nxit mendime të thella. Ekspozita është kuruar nga Jetona Koçibelli dhe është e hapur për publikun që do të mund të vizitojë veprat e artistit në hollin e Kryeministrisë, më 10 janar 2025.
Ky projekt artistik synon të ofrojë një udhëtim reflektimi mbi ekzistencën dhe shoqërinë, duke pasuruar skenën kulturore të Tiranës me një fushë të re të shprehjes artistike.
/rtsh.al/