RTSH 24 Live

Aktualitet

Glikoja e Përmetit - ëmbëlsirat tradicionale, interes edhe nga të huajt

13/01/2025

Glikoja e Përmetit - ëmbëlsirat tradicionale, interes edhe nga të huajt

Shija e glikove tradicionale të Përmetit po tërheq vizitorët, që jo vetëm të kenë lloje të ndryshme në shtëpitë e tyre, por edhe për t’ua bërë dhuratë miqve që e nuk njohin traditën përmetare. 

Rastësisht, në një prej punishteve artizanale të glikove, takuam vizitorë, që sa herë që vijnë në qytet, zgjedhin të mos ikin pa ëmbëlsirën tipike të zonës.

"Glikoja është ajo 'mbretëresha e qytetit', sepse ka bërë atë famën e madhe jo vetëm në Shqipëri. Kur na vjen një mik ne nxjerrim një gotë raki Përmeti, një gliko arre... / Ne nga Skrapari kemi rakinë, por do shoqëruar me një gjë të ëmbël ajo," thonë dy vizitorë.

Sezoni i dimrit është koha ideale për përgatitjen e glikove nga agrumet, na thotë një prej punonjëseve.

"Është sezoni i portokallit, i agrumeve, si mandarinat, bergamoja, dhe ka rreth 10–15 fruta që bëjmë, ndoshta më shumë," thotë punonjësja.

Glikoja, kjo ëmbëlsirë tradicionale, është pjesë e pandarë e tryezave në çdo gëzim përmetar.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/