Hakmarrja është pista në të cilën policia ka fokusuar hetimet lidhur me ekzekutimin në Vlorë të Kristian Markut alias Kristi Bardhi. Pas vrasjes në Vlorë, policia ka përqendruar hetimet në Rrëshen, ku ka kryer kontrollet në familjen Reçi, për shkak të përplasjeve të dy fiseve.
Gjatë orëve të natës policia ka kryer kontrolle në banesën e familjes Reçi, ndërsa 4 pret tyre janë shoqëruar në komisarit për të dhënë sqarime, ku kanë mohuar që të kenë dijeni në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit.
30-vjeçari Kristian Marku, nga Mirdita, rezulton person me precedentë të përparshëm penalë për "Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative" dhe "Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
30-vjeçari dyshohet të ishte autor në ngjarjen e datës 26 mars 2023, ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020. Pas kësaj ngjarje në shtator të 2023 mbeti i vrarë xhaxhai i tij, Martin Bardhi.
Atentati në Vlorë ndodhi në orët e paditës së 13 janarit, ku autorët i bënë pritë 30-vjeçarit dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda mjetit të tij.
Makina e përdorur nga autorët u gjet e djegur pak metra larg vendit të ngjarjes në zonën e quajtur “Kripa”.
/rtsh.al/