RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjirokastra shënon rastin e parë më grip shpendësh në fshatin Valare

13 orë para

Gjirokastra shënon rastin e parë më grip shpendësh në fshatin Valare

Në fshatin Valare të Gjirokastrës është evidentuar rasti i parë i gripit të shpendëve.

Shërbimi veterinar u njoftua nga vetë fermeri, të cilit i kishin ngordhur 6 shpendë.

Pas verifikimit dhe analizave të kryera, autoritetet veterinare kanë asgjësuar dhe groposur edhe 20 shpendë të tjerë. Më pas është dezinfektuar e gjithë zona, duke bërë izolimin e zonës.

"Veterineri zyrtar që mbulon zonën e ka marrë informacionin nga fermeri. Morëm mostrën. E nisëm në ISUV ditën e premte dhe ditën e shtunë doli rezultati se kemi të bëjmë me influencë aviare. Pulat e gjalla dhe të ngordhura ne i groposëm," thotë Krenar Veliu nga Shërbimi Veterinar i Gjirokastrës.

Veterineri theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe lajmërimin e menjëhershëm të shërbimit veterinar në rastet e ngordhjes së shpendëve, pasi kontakti me to mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve.

"Tregoni kujdes, raportoni dhe mbani marrëdhënien me veterinerin. Të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm si të sillen. Të ruajmë në radhë të parë shëndetin e njeriut, pastaj edhe të shpendëve," shton veterineri.

Shërbimet veterinare vazhdon të monitorojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në rajon.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/