Pasuesi i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhet një nga 13 kandidaturat që kanë shprehur dëshirën për t'u bërë pjesë e garës për vendin vakant.
Lista me kandidaturat u bë publike nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të afatit 30-ditor të paraqitjes së interesit.
Më poshtë janë emrat që i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve.
- Alban Toro
- Alma Faskaj
- Asim Vokshi
- Denar Biba
- Florjan Ballhysa
- Genta Tafa
- Irena Nino
- Klodian Rado
- Lulzim Hamitaj
- Naureda Llagami
- Nurihan Meta
- Rezana Balla
- Sinan Tafaj
Mandati i Holta Zaçajt shkaktoi një përplasje mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit njoftoi përfundimin e mandatit të Zaçajt në 10 mars.
Por kryetarja e Kushtetueses pretendoi se mandati i saj mbaronte në fund të vitit 2025.
Një përgjigje përfundimtare këtij debati ia dha vetë Gjykata Kushtetuese, duke përcaktuar 10 marsin si ditën e përfundimit të mandatit të Zaçajt.
Kjo e fundit e ka dërguar çështjen në Komisionin e Venecies për marrjen e një opinioni.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/