RTSH 24 Live

Aktualitet

“Ari i Zi 2”, sekuestrohen 400 mijë litra të tjerë naftë kontrabandë nga Tunizia

14 orë para

“Ari i Zi 2”, sekuestrohen 400 mijë litra të tjerë naftë kontrabandë nga Tunizia

Një tjetër sasi nafte kontrabandë është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Gjatë operacionit “Ari i Zi 2”, 400 mijë litra naftë e kontrabanduar u gjet në një anije që vinte nga Tunizia, ndërsa 6 persona kanë përfunduar në pranga.

Nafta ishte e fshehur në balastrat e anijes, që shërbejnë për balancimin e mjetit. Ky operacion vjen fill pas atij të një dite më parë, që çoi në sekuestrimin e 670 mijë litrave naftë kontrabandë në të njëjtën mënyrë.

Gjatë operacionit “Ari i Zi 2” u arrestuan disa anëtarë të ekuipazhit me origjinë në Siria, Egjipti dhe Shqipëria, konkretisht: Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes; Wissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë; Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve; Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës; Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës; si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.

Gjithashtu u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, Juxhin Koka, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Serxha Sula, 32 vjeç, banues në Durrës.

Në hetim në gjendje të lirë janë edhe 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

/rtsh.al/