RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës, sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia

13/01/2025

Durrës, sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia

Një ngarkesë prej 670 mijë litra naftë kontrabandë është sekuestruar në portin e Durrësit. Policia bën me dije se nafta dyshohet se ka ardhur me anije nga Tunizia, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, shqiptarë e të huaj.

Në pranga u vunë kapiteni i anijes,  shtetasi sirianme inicialet M. K., 45 vjeç, një 43-vjeçarshqiptar me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Po hetohen në gjendje të lirë edhe 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 mijë litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/