RTSH 24 Live

Kulturë

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës - Një sërë aktivitetesh gjatë vitit 2024 dhe rritje të numrit të vizitorëve

12/01/2025

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës - Një sërë aktivitetesh gjatë vitit 2024 dhe rritje të numrit të vizitorëve

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës ka mbyllur me sukses vitin 2024 në aspektin e realizimit të aktiviteteve, po ashtu edhe në rritjen e numrit të turistëve që vizituan këtë muze.

Aktivitetet janë zhvilluar kryesisht në bashkëpunim me institucionet e tjera kulturore, por edhe me shkollat e qytetit.

Specialisti i Muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, Xherardo Nikjari tregon se aktivitetet kanë qenë të shumta.

"Dua të veçoj ekspozitën “Librat të një kohe tjetër”, si edhe prezantimi i dokumentarit “Gratë në diktaturë”, tha ai.

Sa i takon turizmit, ky muze tërhoqi interesin e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët u njohën me të kaluarën komuniste të vendit tonë.

“Përveç numrit që theksoj që ka shënuar një rritje krahasuar me vitet e tjera, kemi pasur turistë nga vende që nuk i kemi pasur më parë sikurse nga Amerika, nga Azia apo dhe trevat e ndryshme të Europës, tha Nikjari.

Rritja e interesit për muzetë e qytetit është vënë re edhe në shifrat e publikuara nga DRTK Shkodër, ku një ndër më të vizituarit është ai i Dëshmisë dhe Kujtesës.

Gazetar: L. Kadija   

/rtsh.al/