“Vizita” është drama që po vijon jehonën e vet prej gati një viti e gjysmë.
Pjesë e saj janë pa dyshim aktorët e teatrit “Migjeni” dhe regjisori Davide Iodice (lex. Jodiçe).
Suksesi i saj ka rikthyer vëmendjen edhe një herë tjetër në rëndësinë që ka përzgjedhja e një regjisori cilësor për një shfaqje.
"Teatri ka nevojë për regjisorë të ndryshëm dhe unë kësaj nuk kam për t'i ikur kurrë, sepse në qoftë se një trupë e përbërë prej iks aktorëve ka gjithmonë të njëjtin regjisor do të bjerë se s'bën në përsëritje. Fill pas shfaqjes sonë është bërë ai si 'burg' në Gjadër. Më falni, i kemi paraprirë realitetit dhe ky është misioni i teatrit," shprehet aktorja Rita Gjeka.
Kur e pyet ish-drejtuesen e teatrit “Migjeni” nëse Shkodra, si qytet, mund të ndërmarrë iniciativën e organizimit të një festivali teatror mbi dramën, ajo ka këtë përgjigje.
"Motivi për të bërë një festival është shumë më i rëndësishëm dhe hershëm, sepse ne jemi Shkodra, jemi teatri 'Migjeni'. Në qoftë se Shkodra do të jetë në gjendje të mirëpresë një festival të mirëfilltë, do të ishte ajo ëndrra ime e realizuar," thotë znj. Gjeka.
Viti 2025 pritet të jetë i ngjeshur për aktoren Rita Gjeka në turin europian të dramës “Vizita”.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/