RTSH 24 Live

Kosovë

25-vjetori i masakrës së Lybeniqit, Osmani: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

01/04/2024

25-vjetori i masakrës së  Lybeniqit, Osmani: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, ku forcat serbe, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati ka deklaruar se regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij.

Sipas Osmanit, tendenca e regjimit gjenocidal të Serbisë për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as fëmijët.

Osmani thotë më tej se është obligim i institucioneve të Kosovës që asnjëherë të mos i ndalin përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën.

25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftimin zyrës për informim të Presidencës.

/rtsh.al/