RTSH 24 Live

Politikë

Zogaj: Skenarin e protestës e bën Saliu. Këta bën dy autogola për zgjedhjet

07/10/2024

Zogaj: Skenarin e protestës e bën Saliu. Këta bën dy autogola për zgjedhjet

Analisti Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se politikanët nuk mësojnë nga  historia dhe kjo duket qartë se protesta nuk i ka dhënë asnjë sukses PD-së, për objektivin për të ardhur në pushtet.

Sipas tij, PD i ka fituar zgjedhjet vetëm kur ka qenë konstruktive.

“Në 2005 PD hoqi dorë nga politika e rrugës dhe u fut në rrugë politike duke reformuar për 8 muaj shumë elementë. Një parti duhet të dalë përtej vetes, përtej atyre që e mbështesin që të fitojë zgjedhjet. Ato që shkojnë në protestë shkojnë për arsye të ndryshme. Qeveria të jep plot arsye për protestë. Partia duhet të shpalosë programin ku fut kërkesat e njerëzve.”, tha Zogaj.

Por, sipas tij, protesta ka tjetër qëllim dhe në realitet ata nuk e tregojnë qëllimin.

“Qëllimin real e dinë shumë pak njerëz. Skenari e bën Saliu dhe ai e di ku do që të dalë. Para 2 muajsh festuan reformën zgjedhore. Më shumë festoi PD. Por PD bëri 2 autogola të fuqishme. Populli opozitar priste për lista të hapura, por ato bën një ligj që do ta dëmtojë rëndë PD. Edhe për votat e diasporës e ka pësuar PD, sepse qeveria ka më shumë instrument. Është një formë presioni që Rama e pret si presion. Ramën dhe Berishën i bashkon ideja që të mos jetë kjo drejtësi që është. Duan të kthehen te drejtësia e vjetër. Kriza e drejtësisë është ajo e hetimit të zyrtarëve të lartë, mos ndëshkueshmëria. Opozita nuk di se çfarë bën. Komisioni Xhafa ka qenë projekti që do bashkoheshin PS- PD. Por ka dalë se ata nuk e kontrollojnë këtë komision. SPAK-u është fëmija e SHBA-së. Problemi është se nuk ka më gjë në dorë Rama, nuk e le njeri”, tha Zogaj.

/rtsh.al/