Festat e fundvitit përkojnë me kthimin në shtëpi të mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtete të tjera të Evropës.
Shumë prej emigrantëve që jetojnë në Greqi kanë zgjedhur që edhe këtë vit t’i festojnë Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve në vendin e tyre.
Gazetarja e RTSH-së, Geralda Sali raporton se mëngjesin e sotëm shtohen lëvizjet në pikën kufitare të Kapshticës.
Gjithashtu mësohet se pala greke po punon me 5 sportele në dalje në varësi të fluksit, ndërsa me 3 pala shqiptare, për të mos krijuar pritje.
Ajo raporton se situata momentalisht paraqitet normale.
/rtsh.al/