Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 shtetasit A.L., F.S. dhe E.L. për veprën penale ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë marrë materiale inerte nga shtrati i lumit Vjosë, e cilësuar si zonë e mbrojtur “rezervë strikte”, ku ndalohen të gjitha aktivitetet njerëzore. Lidhur me rolin që kanë pasur të pandehurit në këtë aktivitet kriminal, i pandehuri A. L, në cilësinë organizatorit të kësaj veprimatrie, i cili rezulton të jetë edhe administrator i shoqërive në dobi të së cilave merrej materiali i inerteve, duke shfrytëzuar punën e drejtuesit të kamionave F.S. dhe punën e të pandehurit E.L., i cili ka qënë i punësuar si fadromist”.
Në njoftimin e prokurorisë theksohet se nga veprimet e kryera është shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lekë.
"Nga hetimet rezulton që prej vitit 2014 ka të dhëna për vendosjen e gjobës për depozitimin e materialeve inerte (zhavorr lumi) pa dokumentacion justifikues në katjerin e të pandehurit A.L, duke dëshmuar kështu për kohëzgjatjen e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm që arrihet të dokumentohet edhe në rastet objekt i këtij gjykimi dhe duke i sjellë kështu për përkeqësimin e rëndë të habitateve që ndodhet brenda zonës së mbrojtur.
Nga veprimet e kryera është shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lekë.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit", theksohet në njoftim.
/rtsh.al/