Një festë e madhe pritet të jetë edhe Nata e Nostalgjisë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Këngët që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite do të vijnë të interpretuara në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.
Vota e jurisë do të përcaktojë sonte 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e 4-rt finale të Fest 63, ndërsa të dielën gjykimit të jurisë do t’i bashkohet edhe vota e publikut.
Në këtë edicion do të ketë vetëm një këngë fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Për herë të parë në këtë edicion të 63 të Festivalit të Këngës do të llogaritet edhe vota e diasporës.
Edhe në natën e 3-të nuk do të mungojnë të ftuarit specialë.
/rtsh.al/