Emocionet artistike përmes performancave dhe koreografive nga 15 artistët në garë, u përjetuan live nga publiku që kishte mbushur sallën e madhe në Pallatin e Koncerteve edhe në natën e dytë të Fest 63.
Ndodhi shpesh edhe këtë mbrëmje që publiku të ngrihej në këmbë me duartrokitje pafund.
Festivali i 63 të këngës në Radio Televizionin Shqiptar solli sërish ndjesi të jashtëzakonshme, ndërsa bëri bashkë, nostalgjikë, por edhe të rinj.
Dy netët e para të Festivalit të 63 të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shfaqën spektakël dhe magji skenike, duke dëshmuar për muzikë të vërtetë, që do të çojë në një përfaqësim dinjitoz këngën më të mirë drejt Eurovizion 2025.
Sonte nata e tretë do t‘i jetë kushtuar nostalgjisë, ku artistët në garë do të performojnë këngë të festivaleve ndër vite.
Gazetare: K.Kule/ E.Lame
/rtsh.al/