RTSH 24 Live

Kulturë

Gjeli i detit mbetet simbol i tavolinës së Vitit të Ri, po preferohet edhe vera

30/12/2024

Gjeli i detit mbetet simbol i tavolinës së Vitit të Ri, po preferohet edhe vera

Gatimet ua kanë lënë në dorë zonjave - burrat kamë zgjedhur pijet.

Ky fundvit e gjen Tiranën plot me qytetarë në përgatitjet e fundit, ndërsa na ndan dhe pak nga ndërrimi i viteve.

Gjeli i detit vazhdon të mbetet i preferuari. Pa asnjë kundërshti, edhe vera e kuqe në trokitjen e gotave është zgjedhja e qytetarëve.

Gjithçka i takon preferencave të gjithsecilit, por ajo që somelierët rekomandojnë është vera e kantinave shqiptare, që po konkurron tregun e huaj.

"Gradualisht kemi evoluar, duke pasur fatin që kemi afër Italinë dhe Francën. Tashmë Shqipëria bën verë jo të mirë, por shumë të mirë. Kemi rrush e hardhi autoktone," tregon somelieri Ervis Xhafo.

"Duhet të dimë etiketën, që tregon çfarë të presim nga vera, çfarë varieteti është. Edhe tapa... në momentin që e hapim, nëse tapa është e lagur vera ka probleme dhe do vijë era e tapës. Tapa nuk duhet të jetë e lagur deri në gjysmë, përndryshe vera është oksigjenuar dhe ka marrë ajër," zbulon Entela Cenko, eksperte e verës.

Mes urimeve për një vit të mbarë atmosfera e festave tok me traditën mbledh ende së bashku qytetarët, të cilët vazhdojnë ende traditën për të festuar bashkërisht.

Gazetare: Elda Lamja

/rtsh.al/