RTSH 24 Live

Ekonomi

Viti ekonomik, arritje e sfida për ndërmarrjet shqiptare

02/01/2025

Viti ekonomik, arritje e sfida për ndërmarrjet shqiptare

34 vite pas thirrjes së parë të studentëve, kur Shqipëria arriti të vendoset në termat konkretë të anëtarësimit të saj në BE, ekonomia shqiptare duket në sfidën e madhe të veprimit përkundër legjislacionit europian.

Për ekspertin e ekonomisë, Gavril Lasku terreni që sugjeron viti që sapo u mbyll lidhet me disa faktorë.

“Janë mbi 30 vite demokraci dhe po përgatitemi për në moment shumë cilësor, anëtarësi në BE. Sektori ekonomik është një nga drejtuesit e shoqërisë për të qenë një vend me të drejta të barabarta në unionin europian. Çdo vit ka patur një rritje me 3-4 %”, tha Lasku.

Mes disa kapitujve që do të negociohen së shpejti, ai i ndërmarrjeve të vogla e të mesme me numrin 20 mbart një projeksion të rëndësishëm.

“Shqipëria duhet të hulumtojë në politika të përafërta me BE në zhvillimin e sipërmarrjeve, biznesit, industrive dhe strategjive që kanë të bëjnë me konkurueshmërinë dhe inovacionin. Programe të ndryshme që ka Ministria e Ekonomisë për të zhvilluar politikat e sipërmarrjeve por dhe financimin  e projekteve me fonde konkrete që sigurojnë që ndërmarrjet të financojnë projektet e tyre”, u shpreh eksperti.

Ndërsa ndan se kapitali njerëzor është në bazament të ndryshimit të kërkuar, z. Lasku apelon për ngritjen e një Agjencie të nevojshme që koordinon ofrimin e sipërmarrjeve ndaj fondeve të BE-së. Ndërkohë për ekspertin inovacioni dhe meritokracia duken si sfida qendrore për 2025

“Reformat e qeverisë duhet të rrisin kapacitetet teknologjikë dhe njerëzore të sipërmarrjeve shqiptare. Sipërmarrjet duhet të përgatiten që të aplikojnë për fonde të ndryshime në BE. Shqipëria i ka të gjitha potenciale e duhura dhe në vend të parë duhet të verë aftësinë njerëzore”, tha Lasku.

Gazetare: Entela Komino

/rtsh.al/