RTSH 24 Live

Aktualitet

Protesta e PD-së, reagon policia: Protesta paqësore e mirëpritur! Mos bllokoni rrugët!

5 orë para

Protesta e PD-së, reagon policia: Protesta paqësore e mirëpritur! Mos bllokoni rrugët!

Partitë opozitare, të udhëhequra nga PD-ja, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se ditën e hënë më 23 dhjetor do të bllokojnë disa akse për rreth tre orë.

Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje organizatorëve të protestës se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se përbën përgjegjësi penale çdo bllokim i rrugëve.

Opozita ka kërkuar tre orë leje, por përgjigja e policisë ka qenë negative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për rreth 3 orë.

Në përgjigjen e kthyer PD, Policia thotë se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet.

Skenari i opozitës do të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës. Do të bllokohen kryqëzime si: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson”dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, Policia do të përdorë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Po ashtu do të vendosen edhe autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast se do të jetë e nevojshme.

/rtsh.al/