RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

4 orë para

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot (17 mars) renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet  parlamentare të 11 majit. Sipas shortit të hedhur, edhe në prani të përfaqësuesve të subjekteve politike, në krye të renditjes në fletën e votimit do të jetë koalicioni opozitar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me numrin 1, ndërsa Partia Socialiste do të jetë me numrin 5.

Ndërsa renditja e subjekteve për në fletën e votimit u përcaktua, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë edhe variantin përfundimtar të fletës së votimit.

Renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit

PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore     1

Lëvizja Bashkë                                                2

Lëvizja Atdheu                                                3

Koalicioni Euroatlantik                                    4

Partia Socialiste                                               5

Nisma Shqipëria Bëhet                                    6

Aleanca Kombëtare Shqiptare                         7

Aleanca për Demokracinë e Re                        8

Djathtas për Zhvillim                                        9

Partia Mundësia                                               10

PSD                                                                  11

/rtsh.al/