RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Me rëndësi të posaçme gjeopolitike. Integrimi në BE, më konkret se kurrë

12 orë para

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Me rëndësi të posaçme gjeopolitike. Integrimi në BE, më konkret se kurrë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë (17 mars) një takim me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranë. Ndalur te zgjedhjet e 11 majit, Rama i konsideroi ato me një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë. Sipas kryeministrit, mundësia e integrimit të vendit në BE është sot “më reale se kurrë”.

Këto zgjedhje kanë një peshë të posaçme dhe një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë. Mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale, është e prekshme dhe aktuale. Asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe reale. Është hapur një dritare që nuk qëndrojë e hapur aty përgjithmonë, por që rrethanat e brendshme të Europës e kanë hapur dhe ato rrethana janë përputhur me rrethanat tona të brendshme ku si rezultat i arritjeve të realizuara, ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ky është një nga ato momentet kur treni i historisë kalon para nesh dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion”, tha Rama.

Për grupin e kandidatëve për deputetë me të cilët PS do të  garojë në zgjedhjet  e 11 majit, Rama tha se është një listë përfaqësuese.

Nuk ka asnjëherë një skuadër perfektë, por besoj se është e qartë se PS i ka dhënë mundësi deri edhe ballistëve që të shohin nga ne, nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Si asnjëherë më parë, PS ka një skuadër ku edhe të rinjtë janë të përfaqësuar. Ka edhe një karakteristikë të re, në skuadrën e majtë ne kemi në të gjithë ekipin tonë edh enjë përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë kanë parë se sa pa lidhje dhe e kotë është që të besosh se mund të vijë diçka e mirë duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh”, u shpreh ai.

/rtsh.al/