RTSH 24 Live

Kosovë

Specialja nuk lejon Thaçin në varrimin e babait, Rama: Veprim i ulët nga gjykata

8 orë para

Specialja nuk lejon Thaçin në varrimin e babait, Rama: Veprim i ulët nga gjykata

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për t’i mohuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të drejtën për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Përmes një postimi në platformën “X”, më herët Twitter, Rama e cilësoi vendimin si një “nivel të ri të ulët” nga një gjykatë që, sipas tij, e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.

Një nivel i ri i ulët nga një gjykatë e turpshme, që e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!” – shkruan Rama.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur indinjatën dhe revoltën ndaj këtij vendimi.

Sipas OVL UÇK-së, refuzimi i Gjykatës Speciale për të lejuar Thaçin të japë lamtumirën e fundit babait të tij është një veprim i padrejtë dhe çnjerëzor, i cili bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

 

/rtsh.al/