RTSH 24 Live

Aktualitet

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

4 orë para

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të kësaj të hëne (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota 74 pro Fatjon Hoxhallin si kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, në garë me kandidatin tjetër Helidon Haliti

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe përbërjen e plotë të Këshillit Drejtues, duke votuar 10 anëtarët e rinj. 

Anëtarët u përzgjodhën pas zhvillimit të seancave dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku kandidatët prezantuan platformat dhe vizionin e tyre.

Këshilli Drejtues i RTSH

Fatjon Hoxhalli (kryetar)

Enio Civici (anëtar)

Pano Xhixho (anëtar)

Alket Braho (anëtar)

Zamira Kita (anëtare)

Lorenc Vangjeli (anëtar)

Bujar Kapexhiu (anëtar)

Osman Mula (anëtar)

Petrit Beci (anëtar)

Rajmonda Bulku (anëtare)

Robert Budina (anëtar)

/rtsh.al/