RTSH 24 Live

Politikë

Spitali “Memorial” në Fier kalon në autonomi financiare, Rama: Fuqizon sistemin shëndetësor

6 orë para

Spitali “Memorial” në Fier kalon në autonomi financiare, Rama: Fuqizon sistemin shëndetësor

Spitali “Memorial” në Fier ka marrë kartës e autonomisë, duke ju bashkuar kështu rrjetit model të menaxhimin modern të spitaleve.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ekipin e mjekëve të Spitalit Rajonal Memorial, të përbërë nga mjekë të specializuar nga Turqia dhe Shqipëria, ku dhe i dorëzoi bashkëdrejtuesve të Spitalit kartën e autonomisë financiare.

Autonomia Spitalore është një kapërcim nga një sistem i centralizuar dhe burokratik në një sistem shumë më të zhdërvjellët dhe produktiv, duke e kthyer Spitalin Memorial Fier në një qendër ekselence të strukturave spitalore në rajon", tha Rama.

Kryeministri theksoi se në bazë të këtij sistemi autonom do të mundësohet vlerësimi i stafit sipas punës së kryer dhe shpërblimi financiar do të kalojë nga një shpërndarje horizontale sipas kategorive në një shpërndarje sipas rezultateve dhe performacës së arritur.

Rama deklaroi se do të vazhdojë punën për të rritur shkallën e ndërveprimit dhe zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë me qëllim që në vitet e ardhshme të kësaj dekade të ndërtohet një sistem shëndetësor që garanton cilësi dhe jo vetëm sasi shërbimesh.

Objektivi ynë mbetet krijimi i 17 qendrave ekselence deri në vitin 2027”, theksoi kryeministri Rama.

 Reforma e autonomisë spitalore ka në qendër kujdesin ndaj qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga zgjerimi i aksesit në shërbime dhe rritja e cilësisë së shërbimit. Burimet njerëzore në spitalet autonome do të hyjnë në një rrugëtim të ri në atë të vlerësimit të performancës së tyre bazuar në indikatorë matës. Në rrugën e parapërgatitjes së tyre hyjnë për plotësimin e kritereve edhe spitalet e tjera rajonale në Kukës, Dibër, Berat, Fier dhe QSR “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar kështu hartën e spitaleve publike autonome.

/rtsh.al/