RTSH 24 Live

Politikë

Rama dhe Balluku në Divjakë - Me futjen në BE marrim 300 milionë euro në vit për bujqësinë

6 orë para

Rama dhe Balluku në Divjakë - Me futjen në BE marrim 300 milionë euro në vit për bujqësinë

Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin në fermën “Vjen” në Divjakë.

Ky është një tjetër shembull, i një sipërmarrjeje familjare, ku falë punës dhe mbështetjes nga AZHBR, është ngritur një industri të prodhimit dhe të përpunimit të qumështit.

Kryeministri Rama tha se “risia tjetër, është edhe linja e financimit të Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro.

Risia tjetër është e gjithë linja e Bankës së Shqipërisë 250 milion euro dhe aty mund të aksesoni lirisht sepse jeni biznes i madh dhe në këtë mënyrë mbështetja bëhet edhe më e madhe. Duhet të bëhemi pjesë e BE-se sepse direkt vijnë 300 milion euro në vit vetëm për bujqësinë”, u shpreh Rama.

Më pas kryeministri Edi Rama dhe Zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektuan vijimin e punimeve në rrugën Gur Remas në Divjakë.

Ka pasur shumë zona ku është investuar, jo elektorale, por strategjike. Jo hajde hidh dy lopata asfalt e shtro çakull. Përditë, përditë për 12 vjet, jo 12 vjet, se nja dy vjet na u desh që të dalim nga gropa e borxheve, borxhet e tmerrshme të atyre. Por një dekadë me radhë pak nga pak, hap pas hapi. Të rrugëve turistike, për bujqësinë, me prespektivë, të rrugëve të thella ku nuk shkohej dot as me traktor. Unë jam krenar me punët e bëra. Edhe këtu kurrë nuk është parë jo i majtë, jo i djathtë, jo t'i heqim rrugën këtij e t'ia çojmë atij se është i majtë, apo që t'i heqim ujin njërit dhe t'ia japim tjetrit", shtoi kryeministri.

Kjo rrugë me përfundimin e saj do të sjellë akses dhe lehtësi për të gjithë zonën e Divjakës.

/rtsh.al/