RTSH 24 Live

Politikë

Berisha në samitin e PPE: Narkoshteti është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE

11 orë para

Berisha në samitin e PPE: Narkoshteti është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE

I pranishëm në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE)në Podgoricë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama, të cilit ai i referohet si narkoshteti, sipas tij është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Fokusi i takimit ishte Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit sfidat dhe pengesat. Pata rast të paraqes pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit. Natyrisht nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i këtij procesi ka shkaqe të brendshme sipas vendeve. Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE.Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar", tha Berisha.

Berisha tha se u mirëprit rikthimi i tij në PPE. 

"U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet", tha kreu i PD-së.

/rtsh.al/