RTSH 24 Live

Europë

Von der Leyen kopjon Melonin: BE e hapur për modelin e marrëveshjes si me Shqipërinë

6 orë para

Von der Leyen kopjon Melonin: BE e hapur për modelin e marrëveshjes si me Shqipërinë

Bashkimi Europian është i hapur ndaj modelit të çeljes së qendrave të pritjes së emigrantëve në vende të tjera.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen pohoi në një letër drejtuar krerëve të bllokut se po hapin mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë struktura riatdhesimi në vendet e treta.

Ne po hapim mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë nyje riatdhesimi në vendet e treta. Ky ishte një element i rëndësishëm i diskutimit tonë mbi zgjidhjet inovative për të trajtuar me vendosmëri migrimin e paligjshëm, duke vepruar në bashkëpunim me vendet partnere dhe duke siguruar që të drejtat themelore të individëve të interesuar të garantohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në letrën e saj dërguar liderëve të BE-së, shkruan il tempo

Një samit i BE-së, që do të zhvillohet më 20 mars, do të trajtojë gjithashtu këtë çështje, megjithëse nuk është planifikuar një diskutim i thelluar.

Për të kompletuar qasjen e re të përbashkët për kthimet, Komisioni po përgatit gjithashtu një propozim për dixhitalizimin e menaxhimit të rasteve të kthimit për fundvit. Qasja e re do të kontribuojë gjithashtu në rishikimin e ardhshëm të Frontex-it, ku do të jetë e rëndësishme të sigurohet që operacionet e kthimit mund të organizohen drejtpërdrejt nga Frontex me vendet e treta, ndërkohë që përmirëson rolin e Agjencisë në parandalimin e migrimit të parregullt”, shtoi ajo.

Një element kyç i Paktit që na lejon të thjeshtojmë procedurat e azilit është përdorimi i koncepteve të vendit të sigurt. Komisioni aktualisht po përgatit një listë të vendeve të sigurta të origjinës. Për këtë qëllim, ne po mbështetemi në një analizë nga Agjencia e BE-së për Azilin dhe burime të tjera të disponueshme informacioni për të vlerësuar një përzgjedhje të parë të vendeve bazuar në kritere objektive, siç janë normat e ulëta të njohjes së azilit”, shtoi ajo.

Më tej në letër thuahet se ”Synimi ynë është të paraqesim një propozim për një listë të parë të BE-së të vendeve të origjinës të sigurta në javët e ardhshme. Pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, kjo listë do të jetë dinamike dhe mund të zgjerohet ose rishikohet më tej me kalimin e kohës”.

 

/rtsh.al/