RTSH 24 Live

Politikë

U mor në pyetje nga SPAK, Monika Kryemadhi: Isha si person që ka dijeni! Botoks kam bërë si të gjitha gratë

12/06/2024

U mor në pyetje nga SPAK, Monika Kryemadhi: Isha si person që ka dijeni! Botoks kam bërë si të gjitha gratë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi u mor në pyetje nga SPAK për rreth 5 orë duke theksuar se ishte në cilësinë e personit që ka dijeni.

“I dhashë përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi u mor në pyetje që prej orës 10:00 të paradites, ku është pyetur mbi çështjet e lobimit dhe hetimit pasuror.  

Kryemadhi tha se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike për të cilat pretendohet se ajo ka kryer janë vendosur në një çështje.

Ajo tha gjithashtu se nuk ka bërë ndërhyrje estetike por vetëm botoks.

Lobimi, hetimi pasuror i Monika Kryemadhit, operacionet plastike që flasin nëpër televizione janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike meqenëse e keni me dëshirë të madhe. Çdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte  me pamjen dhe me imazhin e saj nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike është të ndryshosh shumë gjëra.  Botoks kam bërë si të gjitha gratë”, tha më tej Kryemadhi.

/rtsh.al/