RTSH 24 Live

Sociale

Turistët vizitojnë muzeun e Radio Kukësit - Çifti nga Gjermania është rikthyer në Shqipëri

3 orë para

Turistët vizitojnë muzeun e Radio Kukësit - Çifti nga Gjermania është rikthyer në Shqipëri

Ana Maria dhe Florian vijnë nga Munich i Gjermanisë për herë të dytë në Shqipëri. Pothuajse çdo turist që viziton qytetin e Kukësit, bën edhe ndalesën në muzeun e Radio Kukësit.

“Është hera e dytë për ne këtu ne Shqipëri, qëndruam në Kukës për 4-5 ditë . Njerëzit janë shumë miqësor dhe ushqimi është shumë i shijshëm.  Këtu në muzeun e radios morëm një turn w gjuhën gjermane. Është shumë interesante e gjithë historia këtu.  Mësuam edhe për luftën e Kosovës”, u shpreh Ana Maria.

“Kaluam rastësisht dhe lexuam Radio Kukësi dhe u futëm ta vizitonim, muzeu qenka shumë i bukur”, u shpreh Florian.

Muzeu i Radio Kukësit vit pas viti ka interes nga  vizitorë të shumtë,  si vendas ashtu edhe të huaj.

/RTSH/