RTSH 24 Live

Aktualitet

Shiu shkakton probleme në akset rrugore/ Policia apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit

3 orë para

Shiu shkakton probleme në akset rrugore/ Policia apel shoferëve: Respektoni rregullat e qarkullimit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë gjithë vendin kanë sjellë problematika në gjithë aksest nacionale

Sipas informacioneve të deritanishme në disa akse rrugore, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit për shkak të rreshjeve të shiut me intensitet të lartë .

Policia e Shteti u ka bërë apel shoferëve dhe këmbësorëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre  për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin.

Policia bën thirrje të respektohen me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular 📵 dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara ⛔. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112  dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë

Njoftimi i Policisë

APEL PËR MË SHUMË KUJDES! ️

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, dhe biçikletave, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë 🚶‍♂️ duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

 

/rtsh.al/