RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Levan- Tepelenë, 6 të plagosur

3 orë para

Aksident në aksin rrugor Levan- Tepelenë, 6 të plagosur
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh. Një furgon mallrash dhe një fërgon pasagjerësh janë përplasur duke lenë pas 6 të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit, sipas burimeve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave.

"Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.", njofton policia. 

/rtsh.al/