RTSH 24 Live

Aktualitet

Përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë, Begaj: Shpreh ngushëllime për viktimat

2 orë para

Përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë, Begaj: Shpreh ngushëllime për viktimat
Përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur  në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë. I shpreh ngushëllime Presidentit Beqiroviç dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore! Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me  qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore.”- u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën X.

/rtsh.al/