RTSH 24 Live

Politikë

Çipa skeptik për protestën: Si do t'ia dalë PD të bindë qytetarët?

3 orë para

Çipa skeptik për protestën: Si do t'ia dalë PD të bindë qytetarët?

Analisti Aleksandër Çipa, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, u shpreh dyshues për aftësitë e PD që të bind qytetarët për të mbështetur protestën e saj. Sipas tij 7 tetori nuk është dita që do të shihet bashkim i opozitës.

“Protestat varen nga kapaciteti qytetar dhe mbështetësit partiak. Procesi i mos besueshmërisë së qytetarëve ndaj partive, lidhet me mungesën e reformimit të strukturave që bëjnë politikë. PD e nuk ka mbyllur procesin e brendshëm, pasi partia s’është thjeshtë logo e vulë. Ka zbrazje elektorale. Pjesa e mbetur është gri, nuk shkon te forca kryesore politike kryesore e opozitës. Përderisa kemi një aksion politik respektojmë artikulimin zyrtarë. Por ka 2 probleme: nuk ka përfaqësim nga partitë e vogla të opozitës. Këtu e kam fjalën për fraksionet e tjera të dalë nga PD dhe mbështetje publike. Revolucionet nuk i bëjnë partitë, por masat. Ka pikëpyetje mbi pjesëmarrjen. Protestat i bëjnë qytetarët.”, tha Çipa.   

/rtsh.al/