RTSH 24 Live

Politikë

Sulo: Pse nuk e lëshon Rama Xhaçkën? Ky është puç kushtetues

3 orë para

Sulo: Pse nuk e lëshon Rama Xhaçkën? Ky është puç kushtetues

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se në rastin e Olta Xhaçkës, mazhoranca bëri një puç kushtetues.

...për të mos folur për Gjykatën Kushtetuese që këta mbahen sikur nuk e komentojnë drejtësinë, dhe bëjnë puç kushtetues.

Ai i Olta Xhaçkës është një puç kushtetues, i mosdhënies të së drejtës dhe të mos votimit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Sulo.

Sulo shpjegoi më tej se kryeministri Rama nuk e lëshon Olta Xhaçkën pasi historinë e bregdetit nga pas, ku sipas tij, del i gjithë pastrimi i parave.

Rama nuk e lëshon Olta Xhaçkën se i dhimbset mandati i deputetit. Nuk e lëshon për bregdetin se del i gjithë pastrimi i parave në bregdet”, theksoi Sulo.  

Sulo solli në vëmendje edhe diskutimin mbi qeverinë teknike, duke theksuar se “e ka Maqedonia qeverinë teknike 6 muaj para zgjedhjeve, e ka në Kushtetutë. Unë nuk e di që Maqedonia të vjedhë zgjedhjet më shumë se ne. Këtu janë vjedhur zgjedhjet! Përveç zgjedhjeve të viteve 1991 dhe 1992 të gjitha zgjedhjet e tjera këtu janë kontestuar”.

Blerja e votës ka filluar herët. Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar herët. Me këta që kemi tani, më kanë informuar se Greqia është mbyllur për diasporën. Ka mbaruar punë Partia Socialiste, ndërkohë fushata ka filluar në gjithë Shqipërinë”, tha më tej Sulo.

/rtsh.al/