RTSH 24 Live

Politikë

Debat i fortë/ Elezi: Vjedhja e votës është tradhëti. Neza: PD ka demokraci më shumë

2 orë para

Debat i fortë/ Elezi: Vjedhja e votës është tradhëti. Neza: PD ka demokraci më shumë

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka debatuar me analistin Sami Neza në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini për nivelin e demokracisë së brendshme në partitë politike.

Si anëtar i PD-së, tha Elezi, unë nuk mund të toleroj tradhtinë që opozita bënë elektoratit të vetë dhe procesi i vjedhjes së votës në PD duket si diçka normale.

Menjëherë ka reaguar analisti Sami Neza i cili theksoi se sot duhet të flasim më shumë për pjesëmarrjen dhe skenarin që ka opozita për protestën e ditës së hënë dhe jo për zgjedhjet brenda partisë.

Elezi : Pavarësisht nivelit, PD-ja është e vetmja parti në opozitë që mund të organizoi një protestë. Ajo e ka detyrën më të madhe. PD-ja si partia më e vjetër që ka 30 vite në skenë politike nuk duhet të përfundoi në 3-4 mijë vetë që i kapin dhe i hedhin në lumin e Lanës.

Problemi më i madh që ka opozita sot është tradhtia që i bënë elektoratit të vetë. z. Neza e trajtoi sikur është z. Rama shumë i fortë dhe kaq ka mundësi PD-ja, jo nuk është ai shumë i fortë. Rama vetëm nga një komponentë arrin të marri vota nga interesi që është në pushtet dhe njerëzit e votojnë ca nga interesi dhe ca nga frika.  Arsyeja pse nuk e ndjekë opozitën është se është bërë e pabesueshme dhe ka tradhtuar nga ana elektorale. një tjetër problem që ka sot PD-ja është që vjedhja e votës dhe kjo është si një proces normal.

Të gjithë janë involvuar këta.  Po të dëgjosh z. Paloka, thotë ; kishim urdhër për t’ia dhënë Lulzim Bashës. Pra kush dha urdhëruar këtu, kush je ti që vazhdon karrierën politike pasi pranon publikisht që ke vjedhur votën me shokët e tu?!.  Momenti që ti akuzon kundërshtarin tënd  që deformon opinionin publik nëpërmjet formave të tërthorta dhe drejtpërdrejta dhe ti abuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë me proceset , nuk e ke me këtë armë në dorë për ta përdorur.  E vetmja zgjidhje janë proceset e besueshme në PD. Këta sa herë kanë zgjedhje nuk bëjnë lista dhe nuk fusin unitet por sherr.

Neza: Edi Rama ka që në 2009 pa bërë zgjedhje dhe me këtë mënyrë po mban pushtetin.

Elezi: Nuk mund ta mundësh imoralitetin me një imoralitet tjetër. Vota në demokraci është shumë thelbësore

Neza: Ne jemi sot këtu që të flasim për protestën dhe sa njerëzor do ketë atje në shesh për të larguar Edi Ramën. Kur të flasim për nivelin e demokracive në Shqipëri dhe si është PD-ja dhe PS.

Patjetër që PD-ja ka një nivel më të madh demokracie të brendshme se sa PS.  Mund mos të jenë gjitha procesi proceduralisht në rregull por disa të tjera janë modele.  Unë nuk po them që nuk vidhet vota, ka defekte por ai tjetri nuk bënë fare zgjedhje.

Elezi: Po ku është diferenca këtu me kundërshtarin.? Unë jam anëtar i PD-së dhe do flas për proceset e brendshme të partisë ku bëjë pjesë dhe jo të flas për atë që do ti.

 

 

/rtsh.al/