RTSH 24 Live

Aktualitet

Shkodër, 11 milion euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Bahçallëkut deri tek Harku i Bërdicës

3 orë para

Shkodër, 11 milion euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Bahçallëkut deri tek Harku i Bërdicës

Hyrja në qytetin e Shkodrës do të ketë një pamje tjetër, duke mundësuar një lidhje me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se në vijim të rikonceptimit të plotë të hyrjes së Shkodrës, Qeveria Shqiptare ka akorduar në buxhetin e rishikuar të këtij viti rreth 11 milionë Euro për dublimin e Urës së Bahçallëkut dhe zgjerimin e rrugës nga Ura e Bahçallëkut tek Harku i Bërdicës.

Sipas tij, ky investim do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e trafikut ne hyrje e dalje të Shkodrës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur sot garën për ndërtimin e urës dhe segmentit rrugor, fillimi i vitit tjetër na gjen në punë për këtë projekt të rëndësishëm për qytetin dhe gjthë rajonin. Një falënderim për bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastukturës dhe Energjisë dhe ministren, Belinda Balluku për reagimin shumë të shpejtë për buxhetimin dhe fillimin e procedurave.”, shkruan Beci.

Sipas tij, ky është një tjetër premtim që po fillon realizimin brenda një viti po ashtu si parku i hyrjes, rruga e Dukagjinit, asfaltimet e rrugëve në qytet e fshatra dhe një sërë projektesh të tjera që janë zbatuar apo fillojnë së shpejti.

“Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare këto dy vite po investohen mbi 50 mln Euro në territorin e bashkisë sonë për një transformim të pashembullt, i cili arrihet vetëm me punë. Ditë shumë të mira po vijnë për Shkodrën, shumë shpejt këtë model do ta replikojmë në të gjitha bashkitë e qarkut tonë.”, shkruan Beci.

/rtsh.al/