RTSH 24 Live

Aktualitet

Vlora e përmbytur nga shirat, Vengu: Forcat e Armatosura janë nisur drejt qytetit

3 orë para

Vlora e përmbytur nga shirat, Vengu: Forcat e Armatosura janë nisur drejt qytetit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka reaguar pas përmbytjes së qytetit të Vlorës nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë vendin ditën e sotme. Vengu thekson se situata në Vlorë u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit.

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme. Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit.

Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake”, nënvizon Vengu.

Më tej ministri i Mbrojtjes shpjegon se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po “koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut”

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.  Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim”, thekson Vengu në reagimin e tij.

/rtsh.al/