RTSH 24 Live

Aktualitet

Memaliaj- Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdini

3 orë para

Memaliaj- Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdini

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, bëri të ditur se në datën 20.08.2024, rreth orës 07:20, është bërë njoftim nga salla operative Gjirokastër se, në fshatin Zhapokikë 2, lagjja Cenometaj, Bashkia Memaliaj, në përroin e Gropishtes ndodhej kufoma e një personi, identifikuar si shtetasi Faik Ajdinit. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale ishin Skënder Ajdini, Darovi Ajdini, Blerti Kanushi.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Skënder Ajdini, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

 Person nën hetim është shtetasi Blerti Kanushi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe personit nën hetim me iniciale B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa personit nën hetim Darovi Ajdini, është e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vendosur vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 20.08.2024,  ndaj personit nën hetim Skënder Ajdini, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si caktimin ndaj personit nën hetim Skënder Ajdini masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”. Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm edhe arrestimin në flagrancë ndaj personit nën hetim B.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe caktimin ndaj personit nën hetim B.A masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë nga personi nën hetim me iniciale Skënder Ajdini, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me masën e sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe nga personi nën hetim me iniciale B.A, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke e vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe rrëzimin e kerkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

 “Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në përfundim të gjykimit ka vendosur vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim , Blerti Kanushi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, caktimin ndaj personit nën hetim , Blerti Kanushi masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim Darovi Ajdini, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe caktimin ndaj personit nën hetim Darovi Ajdini, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në shtëpi”.”, thuhet në njoftim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Darovi Ajdini, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, duke vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në shtëpi”, në atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 04.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare Arta Duka, vendosi miratimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Miratimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me këtë ndryshim sa i përket masës së sigurimit: Caktimin ndaj shtetases nën hetim Darovi Ajdini masën e sigurimit personal "detyrim për t’u parqitur në policinë gjyqësore" duke u urdhëruar të paraqitet pranë OPGJ pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Caktimin ndaj shtetases Darovi Ajdini masën e sigurimit "Ndalimi për të dalë jashtë shtetit", duke u urdhëruar të mos dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e organit procedues. Për efekt zbatimi të masës urdhërohet dorëzimin i mjeteve të identifikimit të vlefshëm për të dalë jashtë shtetit në policinë gjyqësore.”, thuhet në vendim.

/rtsh.al/