RTSH 24 Live

Politikë

Çfarë pritet të ndodhi në 7 tetor, deputeti Dogjani: “Protesta nuk është e opozitës por e popullit!

3 orë para

Çfarë pritet të ndodhi në 7 tetor, deputeti Dogjani: “Protesta nuk është e opozitës por e popullit!

Opozita ka paralajmëruar se ditën e hënën, më 7 tetor, do të zhvillojë një protestë kombëtare që do të ketë elementët e mosbindjes  civile.

Kështu u shpreh për RTSH-deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i cili ka treguar se cili do të jetë skenari dhe që sipas tij i gjithë populli duhet të dali në shesh sepse demokracia është ‘numëra’.

Protesta nuk është e opozitës por e popullit dhe që të largojmë këtë qeveri. Mospajtimi me të keqen nis në orën 18 :00 te Kryeministria dhe i bëj thirrje gjithë popullit të jetë në shesh sepse në fund të fundit demokracia ëshë numër.

Do të jetë një protestë masive dhe do të përdorim të gjitha format dhe metodat demokratike për ta larguar sa më parë këtë qeveri” tha ai.

Në këtë kuadër, Dogjani deklaroi që një nga format, është mosbindja, i cili shtoi se,“ unë e kam thënë dhe një herë tjetër që në Amerikë në Nenin/2 të kapitujve të Kushtetutës thuhet që nëse qeveria amerikane punon kundër interesave të Amerikës , qytetarët amerikanë kanë të drejtë të marrin armët. Unë nuk po them këtë, por në bazë të Kushtetutës sonë kemi të drejtë të protestojmë.  Nuk ka qeveri që e ndalon fuqinë e një populli të bashkuar. 

Duke u rikthyer seancës plenare së ditës së hënë ku deputetët e opozitës dogjën karriget në jashtë Kuvendit, Dogjani shtoi se,” ishte një akt simbolik, por ajo që pritet të mos jetë thjesht simbolike është reagimi i qytetarëve në datë 7”.

Partia Demokratike u shpreh deputeti Asllan Dogjani është përballë një makinerie të madhe shtetërore që në drejtimin e kryeministrit Rama, po punon çdo ditë për ta goditur dhe për të mbyllur gojën opozitës.

Vendimi për përjashtimin e deputetëve është antikushtetues sepse gjykata kushtetuese ka rrëzuar disa nga masat e rregullores së re që është miratuar. mund të përmendim që ajo ka rrëzuar masën 30 dhe 60 ditë sepse në arsyetim është thënë që masat e mara nuk janë në proporcion me shkeljet që bëhen në Kuvendin e Shqipërisë.  Gjithashtu Kushtetuesja ka rrëzuar dhe penalitetin që nëse një deputet është penalizuar për seancën plenare për 10 ditë nuk ke pse duhet ta dënosh dhe për komisionet parlamentare. Ndaj vendimi i marr nga mazhoranca është antikushtetues sepse ka penalizuar 24 deputet për 40 dhe 60 ditë dhe kjo është masë për ti mbyllur gojën opozitës.

Më tej ai theksoi se, "në parlament mungon debati real, nuk ka transparencë. Deputetët e mazhorancës nuk janë të pavarur siç e kërkon Kushtetuta. Fakti që deputetët e mazhorancës nuk kanë guxim të kritikojnë një projektligj, të japin një mendim ndryshe nga projektligjet e propozuara nga qeveria, tregon se nuk kemi një institucion të pavarur, por është noter i qeverisë. Aty vijnë projektligje të porositura nga grupe apo individë të caktuar dhe nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Unë personalisht kam folur për korrupsionin në shëndetësi, në arsim etj., dhe askush nuk reagon por pasi mbaron fjala, gjithçka kthehet rutinë. Asgjë nuk ndryshon, asnjë masë nuk merret”.

Në këtë kuadër, deputeti Dogjani tha që ky është një dënim politik që kuvendi i bënë deputetëve opozita sepse tashme ne kemi vetëm kryeministrin që ka çdo pushtet në kontroll.

Deputeti demokrat u shpreh se ne nuk kemi bojkotuar institucionin e Kuvendit por na përjashtuan.

Ne kemi djegur disa karrige në mënyrë simbolike dhe nuk kemi rrezikuar jetën e askujt.  Ne kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu dhe kur reagojmë , bëjmë aksione, bëjmë opozitë, mazhoranca nuk reagon. E drejta për të protestuar prevalon mbi çdo të drejtë. Shqipëria po braktiset çdo ditë