RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni Antikorrupsion - KLP pranon ftesën, zgjedh dy përfaqësuesit e saj

4 orë para

Komisioni Antikorrupsion - KLP pranon ftesën, zgjedh dy përfaqësuesit e saj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar ftesën e Fatmir Xhafajt për t’u bërë pjesë e Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion me ekspertët e saj. KLP sqaron se në një mbledhje informale ka caktuar dhe dy emrat që do të bëhen pjesë e këtij komisioni, konkretisht Arta Mandro, anëtare jo prokurore dhe Vate Staka, anëtar prokuror.

“Është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale dhe është dakordesuar për t'u përfaqësuar me 2 emra; znj. Arta Mandro anëtare jo prokurore dhe z. Vate Staka anëtar prokuror”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

KLP është bërë deri më tani institucioni i vetëm i drejtësisë që ka pranuar të marrë pjesë me përfaqësuesit e saj në këtë komision të posaçëm kundër korrupsionit.

Institucionet e tjera si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij komisioni të posaçëm, por kanë ofruar bashkëpunimin e tyre për të dhënë opinione në fushat që mbulojnë.

/rtsh.al/